Genc Pollo, Federica Mogherinit: Kush të pyet ty?
Deklaratat e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, se vetingu është kushti kryesor për negociatat e Shqipërisë me BE-në, kanë acaruar opozitën.
Përveç Lulëzim Bashës që i ka cilësuar këto deklarata broçkulla, Mogherini është sulmuar edhe nga Genc Pollo. Sipas tij, Mogherinin nuk e pyet kush, pasi ajo ka thjesht një rol këshillues.
“Znj. Mogherini dje: me Vettingun hapen negociatat. Ministrat e shteteve të BE më 13 dhjetor 2016 kusht: edhe dekriminalizimi, droga e ZGJEDHJET. Miq të vërtetë! Mogherini përfaqëson Komisionin Europian me rol propozues. Ministrat përfaqësojnë shtetet anëtare me rol vendim-marrës. Vendimi i tyre në 13 dhjetor u mor pas propozimit që vetëm me vetting e reformë drejtësie të ecej përpara. Pa folur për Parlamentin Europian” (sic.), shkruan Pollo.





























