Gemma Atkinson dhe Gorka Marquez mirëpresin fëmijën e dytë së bashku

Gemma Atkinson ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë - një djalë - me të fejuarin Gorka Marquez.
Ish-ylli i “Hollyoaks”, 38 vjeçare dhe valltari i “Strictly Come Dancing”, 32 vjeçar, të cilët u takuan në serial në vitin 2017, e bënë njoftimin të mërkurën më 19 korrik.
Ardhja e tyre e re është një vëlla më i vogël për Mian, të cilën e mirëpritën më 4 korrik të vitit 2019.

Lajmin e ndau Gemma në Instagram duke treguar se është bërë nënë për herë të dytë.
“Foshnja ime e vogël është këtu. Ai është shëndoshë e mirë dhe është i mrekullueshëm”, tha ajo.

Influencuesja shtoi: “Të gjithë jemi në shtëpi së bashku. Faleminderit të gjithëve për urimet. Familja jonë është kompletuar”.
Dyshja u fejuan për Ditën e Shën Valentinit në vitin 2021, por nuk kanë konfirmuar akoma nëse janë martuar. /Telegrafi/





























































