LAJMI I FUNDIT:

Geci: Po pranojmë gola të lehtë, nuk e di ku është problemi

Geci: Po pranojmë gola të lehtë, nuk e di ku është problemi

Drenica ka pësuar humbjen e katërt radhazi në pranverë, pasi është mposhtur nga Malisheva me rezultat 3-1.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, edhe pse rastet nuk munguan edhe nga kuqezinjtë.

Pas largimit të Bekim Shotanit nga posti i trajnerit, Drenicën në këtë sfidë e udhëhoqi Sami Geci i cili tha se po pranojnë gola të lehtë.


“Të them të drejtën nuk e dimë as ne se çfarë po ndodh pas këtyre rezultateve. Me këto rezultate negative është edhe problem ta motivojmë skuadrën”.

“Ne patëm raste të 100 për qind të realizojmë, por nuk e patëm qetësinë para portës. Po pranojmë gola shumë të lehtë. Nuk e di ku është problemi”.

“Djemtë po mundohen ta japin maksimumin. Problematika pas gjithë rezultateve është motivimi që nuk po mundemi të vijmë te rezultatet pozitive”.

“Ndoshta ndonjë trajner që do të vijë mund t’i motivojë lojtarët”, ka thënë Geci pas ndeshjes.

Drenica tani ndodhet e fundit në tabelë me 20 pikë, derisa ndeshjen e ardhshme pret Ferizajn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori