LAJMI I FUNDIT:

Gazetat australiane shfaqen me shkronja të mbuluara me të zezë dhe me një vulë të kuqe ku shkruan “sekret”

Gazetat australiane shfaqen me shkronja të mbuluara me të zezë dhe me një vulë të kuqe ku shkruan “sekret”

Gazetat më të mëdha të Australisë dolën të hënën me faqe të para të redaktuara, në shenjë proteste kundër kufizimeve në shtyp.

Daily Telegraph, The Australian, Financial Review e të tjera u shfaqen me shkronja të mbuluara me të zezë dhe me një vulë të kuqe ku shkruan “sekret”.

Protesta është kundër ligjeve të sigurisë kombëtare, për të cilat gazetarët thonë se kanë bllokuar raportimin dhe kanë krijuar një “kulturë të fshehtësisë” në Australi.


Qeveria thotë se e mbështet lirinë e shtypit, porse “askush nuk është mbi ligjin”.

Në muajin qershor, bastisjet e policisë në Korporatën Australiane të Transmetimeve dhe në shtëpinë e një gazetari të News Corp Australia kanë shkaktuar reagime të mëdha.

Organizatat mediatike kanë thënë se bastisjet janë kryer për shkak të artikujve që janë mbështetur në të dhëna nga informatorët.

Njëri artikull ka dhënë detaje për pretendimet për krime lufte, ndërsa një tjetër ka raportuar për përpjekjen e dyshuar të një agjencie qeveritare për të spiunuar qytetarët australianë, përcjell oranews.tv.

Fushata të hënën u mbështet edhe nga disa televizione, radio dhe ueb-faqe lajmesh.

Michael Miller, shef ekzekutiv i News Corp Australia, postoi në Twitter një imazh të ballinave të zeza, duke pyetur, mes tjerash: “Çfarë po përpiqen të fshehin prej meje”?

Që kur është miratuar legjislacioni i ri kundër spiunazhit vitin e kaluar, mediat kanë lobuar që për gazetarët dhe informatorët të bëhen përjashtime, në mënyrë që ata të raportojnë informacione të ndjeshme.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se liria e shtypit është e rëndësishme për demokracinë e Australisë, por shtoi se “sundimi i ligjit” duhet të mbështetet.

“Kjo përfshin edhe mua, ose çdo gazetar, ose të tjerë”, tha ai të dielën.

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori