LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja Eva Murati që mori vëmendjen edhe të medieve të huaja, i jep zemër ekipit të Shqipërisë në përballje me Kroacinë

Gazetarja Eva Murati që mori vëmendjen edhe të medieve të huaja, i jep zemër ekipit të Shqipërisë në përballje me Kroacinë

Gazetarja sportive, Eva Murati e cila ka fituar vëmendjen edhe të medieve të huaja, ka publikuar fotografi nga tribunat e stadiumit në Hamburg në përkrahje të Shqipërisë.

Bukuroshja ka vendosur që të jetë e pranishme në stadium për t’i dhënë zemër kombëtares së Shqipërisë.

Ajo publikoi një mori fotografish nga atje, derisa mbante flamurin kuq e zi në duar.


Foto: Eva Murati / Instagram

Eva, ka bërë që me prezencën e saj të ndezë interesin edhe të medieve ndërkombëtare, me shumë prej tyre duke i kushtuar edhe artikuj.

Bukuroshja shqiptare ka një audiencë mjaft të gjerë me mbi 941 mijë ndjekës në Instagram.

Ajo po ashtu njihet për karrierën e saj si aktore, moderatore dhe modele. /Telegrafi/

Foto: Eva Murati / Instagram