LAJMI I FUNDIT:

“Gazetaria e luftës”, Mushkolaj: “Bujku” raportonte siç donte LDK-ja, njerëzit nuk e dinin çfarë po ndodhte në terren

“Gazetaria e luftës”, Mushkolaj: “Bujku” raportonte siç donte LDK-ja, njerëzit nuk e dinin çfarë po ndodhte në terren

Analisti Imer Mushkolaj thotë se në periudhën e fillimit të luftës njerëzit nuk e dinin se çfarë po ndodh në terren.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini  thotë se raportimi gazetaresk për UÇK-në e gjeti popullin e habitur.

“Mos të harrojmë se në atë kohë dihej shumë pak për organizimin e UÇK-së dhe madje kishte dyshime nëse eksitonte UÇK-ja. Qytetarët deri në ngjarjen e Prekazit dinin shumë pak dhe nuk e kishin idenë si dukeshin UÇK-ja”.


Ai thotë se personalisht foton e  parë të Hamëz Jasharit e ka parë në një gazetë serbe e cila kishte përshkrimin Adem Jashari.

“Deri vonë unë kam menduar se ai ishte Adem Jashari”.

Mushkolaj thotë se një kontribut të madh në kohë të luftës për informim dhe edhe Televizioni Publik Shqiptar.

Ai thotë se gazeta Bujku ishte një e përditshme që raportonte si dëshironte LDK-ja.

“Koha Ditore u hap si një dritare informimi në vitin 1997 si një alternativë që njerëzit të merrnin vesh më shumë. Gazeta e studentëve “Bota e Re” solli një ri zgjim për informim për atë se çka ndodhte. Njerëzit deri atëherë e kishin të pamundur ta dinin çfarë po ndodh sa i përket aksioneve të UÇK-së”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori