Gazetari suedez Thylin, zbulon se si mund të luajë Suedia kundër Kosovës: Pesë ndryshime nga ndeshja e zhvilluar në mars

Kosova do të ndeshet me Suedinë në Stokholm të shtunën për kualifikueset e Kupës së Botës.
Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Suedia e mposhti Kosovën 3-0 në stadiumi “Fadil Vokrri”, por sipas gazetarit suedez me përvojë të madhe, Stefan Thylin, në fushë do të jetë një kombëtare tjetër suedeze të shtunën edhe pse ai beson që me trajnerin Janne Andersson, ndryshimet nuk janë dramatike.
Suedia ndaj Kosovës me 28 mars startonte ndeshjen me këtë formacion: Kristoffer Nordfeldt – Mikael Lustig, Victor Nilsson Lindelöf, Filip Helander, Ludwig Augustinsson – Viktor Claesson, Sebastian Larsson, Kristoffer Olsson, Emil Forsberg – Zlatan Ibrahimović, Alexander Isak dhe Marcus Berg u fut si rezervist.
Pesë nga lojtarët e përmendur nuk janë të tubuar sot: Mikael Lustig, Sebastian Larsson dhe Marcus Berg (të cilët u larguan nga ekipi kombëtar) dhe Zlatan Ibrahimovic dhe Filip Helander, të dy të dëmtuar.

Victor Nilsson Lindelöf mund të bëhet baba, por nëse qëndron në shtëpi me gruan e tij, ai mund të zëvendësohet nga Joakim Nilsson, i cili e njeh mirë Marcus Danielson, që pritet të luajë në qendër.
Sipas gazetarit Thylin, në ndeshjen ndaj Kosovës, ekipi startues i Suedisë do të jetë ky: Robin Olsen – Emil Krafth, Victor Nilsson Lindelöf, Marcus Danielson, Ludëig Augustinsson – Viktor Claesson, Mattias Svanberg, Kristoffer Olsson, Emil Forsberg – Dejan Kuluševski, Alexander Isak.

Një gjë tjetër që gazetari Stefan Thylin e përmend është edhe tubimi i Magnus Eriksson, që mund të jetë si zëvendësues interesant në ndeshjen e së shtunës kundër Kosovës.
Ai është 31-vjeçar dhe ndeshjen e tij të parë dhe deri më tani të vetme me Suedinë e ka zhvilluar në vitin 2014, kundër Moldavisë?

Gazetari thotë se Magnus ka qenë lojtari më i mirë suedez i Allsvenskan. Njëmbëdhjetë asistime dhe katër gola dëshmojnë për rëndësinë e tij për Djurgarden. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë