Një gazetar dhe bloger sportiv italian ka përshkruar se si u bë objektivi i lajmeve të rreme pasi u akuzua si i dyshuari pas atentatit në tentativë të Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marco Violi i tha Il Messaggero se ai u zgjua duke parë qindra mesazhe në orët e para të së dielës.
Dhe kjo thuhet se ndodhi pasi dy llogari në X postuan një foto të tij së bashku me një mesazh që thoshte se departamenti i policisë së Butler kishte identifikuar sulmuesin e Trump si “Mark Violets, një anëtar i tërbuar i Antifa-s“.
Mark Violets është një përkthim i drejtpërdrejtë në anglisht i emrit të tij.
Llogaritë kishin miliona ndjekës, me mesazhin që qarkullonte për disa orë dhe u ripublikua në një sërë faqesh interneti ndërkombëtare përpara se të identifikohej i dyshuari i vërtetë.
“Në fillim emri im u përmend si Mark Violets, por më pas u shfaq emri im i vërtetë”, tha Violi për Il Messaggero.
“Menjëherë kuptova se gjithçka filloi nga një cicërimë e disa llogarive në X, të cilat më kanë persekutuar në mediat sociale për gjashtë vjet. Gjëja e pabesueshme është se ato u bënë virale në një çast. Mediat nga e gjithë bota mbuluan këtë lajm të rremë pa u përpjekur askush ta verifikojë atë”.
Gazetari me bazë në Romë tha se ai ishte bërë një objektiv i thashethemeve në internet pasi kritikoi James Pallotta, një biznesmen amerikan dhe ish-pronar i klubit të futbollit AS Roma.
Violi tha se ishte gati të merrte masa ligjore “për të mbrojtur imazhin tim” dhe të kërkonte mbylljen e llogarive online “të cilat kanë persekutuar familjen time dhe mua që nga viti 2018”.
Ndryshe, FBI tashmë ka identifikuar zyrtarisht Thomas Matthew Crooks si njeriun që besohet se ka qëlluar Trump.
Agjentët qëlluan për vdekje Crooks pas atentatit, tha agjencia, duke hedhur poshtë pretendimin e postimit se “qitësi” i Trump ishte arrestuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A