Gazetari i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, është skeptik për arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nuk ka motivim, por as shpërblim për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë marrëveshje.
Martens, për “Nova” ka thënë se nuk sheh ndonjë motivim serioz as për presidentin serb Vuçiqi dhe as për kryeministrin Kurti për të bërë një hap serioz përpara.
“Mendoj se i gjithë propozimi gjermano-francez nuk është shumë serioz, sepse nuk shoh asnjë motiv që as Serbia dhe as Kosova të pajtohen me të. Ju mund të bisedoni, negocioni dhe të keni takime, por nuk e shoh se cili do të jetë rezultati, sepse rezultati dhe qëllimi kryesor që premton BE-ja është se nuk ka anëtarësim në BE as për Serbinë dhe as për Kosovën dhe nëse kjo nuk ekziston, atëherë nuk e di se çfarë presin politikanët perëndimorë. Nuk shoh ndonjë motivim serioz as për Vuçiqin dhe as për Kurtin për të bërë një hap serioz përpara”, tha Martens, transmeton Telegrafi.
Ai po ashtu thekson se nuk e sheh se çfarë presioni mund të ketë BE-ja aktualisht ndaj Kosovës apo Serbisë.
“Nuk jam i sigurt se do të ketë sanksione. Nuk ka një gjë të tillë kundër Dodikut, pse do të ketë kundër Vuçiqit? Aq më tepër që tani mendojnë se fajin e ka Kurti për mungesën e rezultateve. Nuk jam i sigurt se do të ketë ndonjë rezultat, as në kuptimin pozitiv e as në atë negativ. Thjesht po humbim kohë”, thotë Martens.
Gazetari thekson se nuk e sheh se çfarë do të ishin shpërblimet për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë një marrëveshje, por se do të ishte mirë nëse do të kishte një lloj shpërblimi.
“Nëse do që një politikan të bëjë një kompromis, duhet t’i japësh diçka. Dhe unë nuk e shoh këtë, ata erdhën në Prishtinë dhe në Beograd duarthatë. As Vuçiq dhe as Kurti nuk do t’u thonë hapur – ju nuk keni asgjë dhe unë nuk do të pajtohem me idenë tuaj, sepse kjo nuk do të ishte shumë e mençur”, përfundoi Martens. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit