LAJMI I FUNDIT:

Gazetari disident bjellorus qan në intervistë, familja beson se dhunshëm u morr në pyetje

Gazetari disident bjellorus qan në intervistë, familja beson se dhunshëm u morr në pyetje

Gazetari i arrestuar bjellorus, Roman Protashevich u shfaq në televizionin shtetëror dhe pranoi me lot rolin në protestat anti-qeveritare.

Opozita beson se kritiku i regjimit të presidentit, Alexander Lukashenko bëri një deklaratë nën detyrim.

Në paraqitjen e tretë që kur autoritetet detyruan një aeroplan të Ryanair të ulej në Minsk më 23 maj, Protashevich pranoi të enjten në mbrëmje se kishte planifikuar të rrëzonte presidentin Lukashenko duke organizuar trazira, transmeton Telegrafi.


Në intervistë, Protashevich gjithashtu pranoi se ishte në Batalionin Azov në Donbas në vitin 2014, por jo në zonën luftarake. Ai shtoi se shpresonte që Lukashenko të mos e dorëzonte tek autoritetet e vetëshpallur të Republikës Popullore të Luhanskut, ku Prokuroria gjeti se kishte marrë pjesë në veprime gjatë të cilave civilët u hapën zjarr.

Në fund të intervistës, Protasevich tha me lot në sy se shpresonte që një ditë të kishte një grua dhe fëmijë.

“Është e dhimbshme të shohësh ‘rrëfimet’ e Roman Protashevich. Prindërit e tij besojnë se ai u torturua. Ky nuk është Romani që njoh”, tha Franak Viachorka, një këshilltar i lartë i liderit të opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovska.

Ai deklaroi përmes Twitterit se “ky njeri në televizionin Goebbels është një peng i regjimit” dhe se duhet bërë gjithçka që është e mundur për ta liruar Protashevichin dhe disa të tjerë, siç pretendon ai, 460 të burgosur politikë bjellorusë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori