Gazetari i BBC-së po raportonte direkt nga marketi, një burrë e ngatërroi me punëtorët: Nuk punoj këtu, po raportoj

Gazetari i BBC-së, Ben Boulos është ndërprerë gjatë transmetimit direkt në televizion nga një burrë, i cili e ngatërroi duke menduar se ishte nëpunës në një market.
Boulos po raportonte nga një market në Birmingham, kur ndërprerja qesharake e transmetimit ndodhi, transmeton Telegrafi.
Një burrë e shikonte me habi, duke qëndruar prapa gazetarit 39-vjeç që po fliste për inflacionin dhe ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
E derisa po fliste, burri i afrohet Benit dhe e pyet diçka, ku gazetari dëgjohet duke iu përgjigj: “Nuk punojë këtu, po raportoj”.
Kolegët nga studio e BBC-së e kanë përgëzuar për profesionalizmin dhe raportimin nga marketi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































