Për 25 vjeçaren nga Gjakova, Daorsa Spahija, që u gjet e vdekur në Tetovë ditë më parë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaruan se është vetëvrasje.

Familja e saj tashmë në zi po pret njerëz, përderisa sot kishin një vizitë më të rrallë.


Gazetari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi që ditë më parë dha deklarata të pamatura, me një grup burrash vizituan familjen për të kërkuar falje për deklaratat. Ky takim u bë me ndërmjetësimin e hoxhallarëve në Maqedoni dhe në Gjakovë, raporton radio Dukagjini.

Ademi që teksa raportonte për mediat në Kosovë lëshoi deklarata të rënda, ndërsa pas takimit dhe kërkim faljes tha se ka bërë gabimin më të madh në jetë.

Premtoi se do të angazhohet me Prokurorinë dhe Gjykatat që ky rast të zbardhet.

“Fajtori që e ka shtyrë drejt kësaj po dihet, si duhet të jap përgjegjësi”, tha ai.

Ndërsa babai i Daorsa Spahija, Arbёr Spahija pёr Radio Dukagjini ka thёnё se ka fakte qё vajza e tij nuk ёshtё vetëvrarë, por ёshtё shtyrë nё vetëvrasje.

Ai ka shtuar se, qё e vërteta tё arrihet kjo mund tё bёhet vetёm me angazhimin e organeve tё drejtёsisё sё Kosovёs dhe Maqedonisё sё Veriut, për çka ai ka kёrkuar angazhimin maksimal tё prokurorive dhe gjykatave tё tё dyja shteteve.

Radio Dukagjini raporton se takimi zgjati mё shumё se njё orё.