LAJMI I FUNDIT:

Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”

Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”

Përfaqësuesja e Zvicrës do të përballet me kampionët në fuqi, Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në Kupat e Botës 2018 dhe 2022 kishte tashmë duele të nxehta dhe politikisht shpërthyese mes Zvicrës dhe Serbisë për shkak të rrënjëve kosovare të yjeve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Një grup tërheqës që përfshin elementë të ndryshëm futbolli me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë. Danimarka është një ekip shumë i fortë dhe ne tashmë i njohim Spanjën dhe Serbinë nga e kaluara e afërt”.


“Një sfidë e madhe për të luajtur kundër këtyre skuadrave dhe mbi të gjitha shumë kënaqësi që mund të konkurrojmë me më të mirët dhe të zhvillohemi më tej në Ligën A, siç kemi bërë vitet e fundit”, ka thënë trajneri i Zvicrës Murat Yakin, përcjellë KosovaPress.

Xhaka dhe Shaqiri sërish përballë kundërshtarëve të preferuar, kësaj radhe në Ligën e Kombeve
Lexo po ashtu Xhaka dhe Shaqiri sërish përballë kundërshtarëve të preferuar, kësaj radhe në Ligën e Kombeve

Gazeta zvicerane “90 min.ch” shkruan se do të jetë sërish një betejë politike në grupin C2.

Vitin e kaluar pati një ndërprerje të gjatë në lojë gjatë ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht për shkak të banderolave diskriminuese.

Ndërkohë dihet tashmë që përballjet mes Zvicrës dhe Serbisë gjithmonë kanë sjellë tensione dhe luftë të ashpër në fushë.

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori