LAJMI I FUNDIT:

Gazeta holandeze: Tirana, qyteti më modern në Ballkan (Foto)

Gazeta holandeze: Tirana, qyteti më modern në Ballkan (Foto)

Tirana është kthyer në qytetin më modern në Ballkan”, është vlerësimi i gazetës më të madhe në Holandë “De Telegraaf”, e cila i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeqytetit shqiptar.

Tirana ka zënë sërish faqet e mediave ndërkombëtare, të cilat po i japin një vëmendje të madhe transformimit që ka pësuar kryeqyteti nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj.

Pas gazetës së njohur britanike ‘The Guardian’, prestigjozes amerikane “Lonely planet”, “Vogue” etj, “De Telegraaf” shkruan se teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Por, pjesa më e jashtëzakonshme, sipas gazetës së njohur në Holandë, është tregu i rinovuar, Pazari i Ri, transmeton atsh.


“Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët”, shkruan “De Telegraaf”, e cila evidenton mes të tjerave se “qytetarët e lavdërojnë kryebashkiakun e tyre për faktin që ai ka pastruar dhe rinovuar parkun e madh në jug të Tiranës”.

Shkrimi i plotë:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, na mirëpret tek festa e tij në tarracën e Bashkisë si të ishte një yll muzike. I rrethuar nga bashkëpunëtorë të rinj, të bukur dhe entuziastë, ai na tregon, teksa përkundemi nën ritmin e muzikës, se si e kanë transformuar Tiranën ai dhe paraardhësi i tij, Edi Rama. “Eshtë bërë qyteti më modern në Ballkan,” na thotë ai.

Është e vërtetë që teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Panorama që të hapet nga tarraca e Hotel Monark është e bukur. Rruga pedonale Murat Toptani, përgjatë kalasë së vjetër, ku tani ka një hotel për turistet e rinj, ka një varg kafenesh të hapura. Përballë saj ndodhet një qendër tregtare super moderne.

Por pjesa më e jashtëzakonshme është tregu i rinovuar, Pazari i Ri. Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët. Ngjyrat ne qytet kanë qene prej kohesh një ide e kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili është artist nga formimi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në fakt ka punuar edhe vetë në Pazarin e Ri, duke shitur fiq. “Kur humba tim atë, në moshën dhjetë vjeçare nëna më dërgoi në Greqi tek të afërmit, si një mënyrë për të mbijetuar,” tregon ai. “Kur u ktheva, zbulova që ajo kishin sjelle të afërmit për ngushëllim kryesisht fiq të thatë, saqë vendosa t’i hyja tregtisë në pazar.” Ai kurrë nuk mund ta kishte imagjinuar që dikur do të ishte në një pozitë të atillë sa të mund të sillte një ndryshim kaq të madh për qytetin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori