LAJMI I FUNDIT:

Gazeta britanike, “The Guardian”: Serbia e Vuçiqit është kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor

Gazeta britanike, “The Guardian”: Serbia e Vuçiqit është kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor

Gazeta britanike “theguardian” bëri të ditur se paqja në Ballkan sërish është rrezikuar dhe se qeveritë e Bashkimit Evropian duhet t’i kundërvihen qeverisë serbe sa nuk është tepër vonë.

Në analizën e situatës në Evropë përmendet edhe Serbia e Aleksandër Vuçiqit si “kali i Trojës së Putinit”.

Në tekst, ndër të tjera, thuhet se Britania e Madhe duhet të afrohet më shumë me komunitetin politik evropian pas BREXIT-it.


Djaloshi bart shenja ruse në kapelë gjersa nacionalistët serbë të Bosnjës protestuan në Banja Luka në mbështetje të agresionit në Ukrainë nga Vladimir Putin

“Por mbrojtja më e fortë nga Rusia do të thotë gjithashtu se kuajt e Trojës së Putinit, si Hungaria e Viktor Orbanit dhe Serbia e Aleksandar Vuçiqit, duhet të kundërshtohen më me vendosmëri. Kjo ngre pikëpyetje në radhë të parë për zbatimin e obligimeve themelore ligjore të anëtarësimit të Hungarisë në BE dhe statusin e mëtutjeshëm të Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim në BE”, thuhet në tekst.

Milan Radoiçiqi në krah të Aleksandar Vuçiqit në takimin kërcënues ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Milan Radoiçiqi në krah të Aleksandar Vuçiqit në takimin kërcënues ndaj Kosovës

Ai i referohet edhe situatës në Evropë, lidhjeve mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, Ballkanit Perëndimor.

Autor të analizës janë Daniel Conn – Bendit, i cili drejton të Gjelbrit në Parlamentin Evropian, Timothy Garton Ash, profesor i studimeve evropiane në Oksford, Ireneusz Pavel Karolevski, profesor i teorisë politike dhe demokracisë në Universitetin e Leipzig, dhe politikani Klaus Legevi. /Telegrafi/