Gavi fiton çmimin e lojtarit të ri më të mirë nga France Football - "Trophe Kopa"

France Football ka filluar me ndarjen e çmimeve për 2022, derisa i pari që është ndarë është ai i “Trophe Kopa”, në nder të legjendës franceze Raymond Kopa.
Ky çmim i ndahet lojtarit më të ri të talentuar në botë, derisa lojtari i fundit që e ka fituar, ishte Pedri.
Barcelona mund të ndihet shumë krenare, pasi një tjetër talent i tyre e ka fituar këtë trofe prestigjioz.
Është Gavi, ai që e ka rrëmbyer këtë çmim, që është në shenjë se ai posedon një talent të jashtëzakonshëm.
Vlen të cekte se çmimi më i madh i kësaj nate është Topit i Artë, që pritet ta fitojë Karim Benzema. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































