LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: I kënaqur me barazimin ndaj Napolit, Piatek dhe Cutrone nuk do të luajnë së bashku

Gattuso: I kënaqur me barazimin ndaj Napolit, Piatek dhe Cutrone nuk do të luajnë së bashku

Gennaro Gattuso ishte i kënaqur me barazimi pa gola të Milanit kundër Napolit, por paralajmëroi Krzysztof Piatek dhe Patrick Cutrone se nuk do të luajnë së bashku për një kohë.

Rossonerët mbajtën portën e pastër në San Siro, madje edhe kundër një skuadre që filloi ndeshjen me katër sulmues si Lorenzo Insigne, Dries Mertens, Arkadiusz Milik dhe Jose Callejon.

Kjo e ka bërë të jetë i kënaqur trajnerin italian Gattuso, i cili vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij, teksa foli edhe për dy sulmuesit e rinj, Piatek e Cutrone.


Milani dhe Napoli luajnë baras në derbin e javës në Serie A
Lexo po ashtu Milani dhe Napoli luajnë baras në derbin e javës në Serie A

“Ne luajtëm kundër një skuadre fantastike dhe bëmë mirë në pjesën e parë”, ka thënë fillimisht Gattuso për DAZN.

Suso dhe Insigne në një aksion gjatë ndeshjes (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Napoli është një kundërshtar i cili gjithmonë ju mban në majë të gishtave të këmbës dhe sot i pati në fushë të gjithë sulmuesit e tyre”.

“Ne filluam të shtrinim lojën tonë në pjesën e dytë dhe po përpiqeshim me lodhje, por jam i lumtur që morëm një pikë të mirë”.

Milan 0-0 Napoli, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Milan 0-0 Napoli, notat e lojtarëve

“Nëse bëjmë më pak gabime, do të krijonim shumë më tepër shanse. Shpesh humbasim rrugën në pjesën e tretë të fushës, duke jap gabimisht topin e fundit dhe kjo është vërtetë për keqardhje”.

Piatek u tregua i rrezikshëm qysh në debutim (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Do t’i përdor si dyshe [Piatek dhe Cutrone], por jo tani. Nuk më pëlqen të rri në mesfushë me katër lojtarë, pasi rrezikon të humbësh shumë terren”.

“Tani për tani, ata nuk do të luajnë së bashku, sepse është një çështje e balancimit të ekipit. Kur ne përdorëm dy sulmues, ne ishim shumë të paekuilibruar, prandaj nuk do ta bëj tani”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori