LAJMI I FUNDIT:

Gati 15 mijë të huaj kanë lejen e qëndrimit në Shqipëri, kryesojnë shtetasit nga Irani, Italia dhe Kosova

Gati 15 mijë të huaj kanë lejen e qëndrimit në Shqipëri, kryesojnë shtetasit nga Irani, Italia dhe Kosova

Ka arritur pothuajse në 15 mijë numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri me leje qëndrimi, ndërsa gjysma e tyre janë për arsye pune.

Sipas zyrës kombëtare të statistikave INSTAT, në fund të vitit 2021, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14,921 banorë, duke pësuar rritje me 9.6 për qind krahasuar me vitin 2020.


Numri i të huajve rezidentë në 2021 dominohet nga meshkujt me 63.0 për qind kundrejt femrave me 37.0 për qind.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2021 ishte 9,106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18.9 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Të huajt rezidentë me origjinë nga Irani, Italia dhe shtetasit nga Kosova përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2021, respektivisht me 2,586, 2,324 dhe 1,869 banorë.

Të huajt me origjinë nga Evropa, në vitin 2021 rezultojnë 8,812 banorë dhe përbëjnë 59.1 për qind të të huajve gjithsej kundrejt 56.8 për qind në 2020.

Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2021, me 47.7 për qind.

Në vitin 2021 janë evidentuar 10,062 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre, e zënë të huajt me origjinë nga Siria dhe Afganistani me 67.0 për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

Lajme
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Kronika e Zezë
Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori