10 orë bisedime në Ohër, Kurti e Vuçiq vazhdojnë takimin

2023/03/foto_3.jpg

Kanë kaluar gati 10 orë prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Palët po bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për përmbajtjen e të cilit u darkoduan në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.


Fillimisht krerët e dy shteteve u takuan ndaras me përfaqësuesit e BE-së, takime këto që nisën në orën 10:00.

Pastaj, pak pas orës 15:00 ka nisur takimi trelateral. Gjatë këtij takimi palët patën një pauzë të shkurtër për t'u rikthyer sërish në bisedime.

BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

E teksa liderët e Kosovës dhe Serbisë po zhvillojnë bisedime, shumë gazetarë janë duke e përcjellë këtë ngjarje nga qendra mediale në Ohër.

Kjo qendër është vendosur në një objekt tjetër, afër vilës ku po mbahen bisedimet. /Telegrafi/

336427210 601442125167306 4141239590342450788 n Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

336470805 156619120639163 8191807807465383835 n Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat