Gasperini zbulon se çfarë i tha Ronaldos pas golit të vonshëm të barazimit të Man Utd

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, zbuloi se ai me shaka i tha Cristiano Ronaldos që të 'shkonte në ferr' pasi sulmuesi shënoi një gol të mahnitshëm për të shpëtuar një barazim 2-2 për Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo tashmë kishte barazuar në fundin e pjesës së parë për të anuluar golin e hershëm të Josip Ilicic, por nikoqirët rifituan avantazhin e tyre pasi Duvan Zapata shënoi në minutën e 56-të.
Atalanta dukej se po shkonte drejt pikëve maksimale, por Ronaldo kishte ide të tjera, duke shënuar një gol të bukur në minutat shtesë për t’i siguruar një pikë Unitedit.
Solskjaer i kënaqur që Ronaldo shpëtoi sërish Manchester Unitedin, e krahason portugezin me Jordanin

Në mënyrë të pabesueshme, të shtatë pikët e United deri më tani kanë ardhur falë golave të minutave të fundit të Ronaldos, me 36-vjeçarin që ka shënuar golat e fitores ndaj Villarrealit dhe Atalantas në ndeshjen e parë në shtëpi.
Gasperini u pat teksa u takua me portugezin pas ndeshjes dhe foli për bisedën plot humor që pati me Ronaldon, ku tregoi se i tha me shaka që të shkojë në ferr.
“Ronaldo? Çfarë mund të them, është e pabesueshme, e çmendur, ai nuk tërhiqet kurrë”, ka thënë fillimisht Gasperini.
“Disa madje arritën të thonë se ai ishte një problem, imagjinoni Ronaldon si një problem!”.
“Në fund i thashë: “E di çfarë themi ne në Itali, shko në ferr”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/














































