LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Thaçi e Veseli kanë bërë mirë që e kanë përkrahur Specialen – çdo zgjidhje tjetër pas raportit të Dick Martyt, do të ishte më e keqe

Gashi: Thaçi e Veseli kanë bërë mirë që e kanë përkrahur Specialen – çdo zgjidhje tjetër pas raportit të Dick Martyt, do të ishte më e keqe

Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli kanë bërë mirë që e kanë përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë që ka deklaruar se LVV ka luajtur rol kundër interesit të Kosovës, duke e kundërshtuar atë.

“Me kundërshtu është shumë lehtë. Me na kallxu qysh me zgjidhë këtë problem, nuk na kanë kallxu asniherë. Këtu është thelbi i krejt problemit. Mendoj që presidenti Thaçi atëherë dhe kryeparlamentari Veseli kanë bo shumë mirë që e kanë shty përpara këtë çështje dhe kanë bo mirë që e kanë votu Gjykatën Speciale. S’ka pasur zgjidhje më të mirë, çdo zgjidhje tjetër pas raportit të Dick Martyt, do të ishte më e keqe. Jo vetëm që do të shkonte në Këshill të Sigurimit, por edhe për një mori çështjesh tjera”, ka thënë Gashi në Pressing.


Ai ka lexuar edhe një pjesë të letrës së Kadri Veselit, kur kishte sqaruar pse e përkrahte Tribunalin e Hagës. Letrën e ka quajtur historike dhe fjalët e tij,.

Gashi i ka vlerësuar si qëndrim të një burrështetasi.

“Kadri Veseli ka mbajtur një qëndrim burrështetasi. Mua më fascinon ajo letra.Letra e Veselit është një letër historike”, ka thënë Gashi.

Ai, nga telefoni i tij personal, ka lexuar një pjesë të deklaratës së Veselit.

“Jam i vetëdijshëm që ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës tonë historike për të mbrojtur popuillin e Kosovës nga krimet e Millosheviqit. Por, unë nuk e shoh në këtë mënyrë, por e shoh si mundësi që t’i përgjigjemi akuzave dhe thashethemeve që kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte…. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e Tribunalit”, ka cituar Gashi ish-kryeparlamentarin Veseli, i cili mbahet ende në Hagë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori