LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Publikimi i fotografisë nga Brovina, për arsye politike (Video)

Gashi: Publikimi i fotografisë nga Brovina, për arsye politike (Video)

Avokati Tomë Gashi ka thënë se sido që të jetë epilogu i fotografisë, Flora Brovina sot ka shkaktuar një skandal në Kuvendin e Kosovës.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë publikimi i një fotografie të tillë është diçka e gërditshme që nuk do të duhej të ndodhte kurrë.

“Fotografia me atë akt të dhunimit të qartë seksual, nuk duhej të publikohej nga një mendje e shëndoshë e sidomos të bëhej ai veprim në Kuvendin e Kosovës. E vetmja arsye pse kjo foto është publikuar është për përfitime politike, sepse ne e dimë që në Kuvendin e Kosovës nuk mund të pritet drejtësi”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Avokati ka thënë se në Kuvendin e Kosovës nuk mund të fillojë ndjekja penale dhe në rast se kjo fotografi do të ishte autentike dhe do të ishte një nga provat me publikimin e saj e ka humbur peshën e të provuarit në prokurori dhe gjykatë.

Gashi ka thënë se këto fotografi qofshin edhe prova nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës apo kuvende komunale, por sipas tij e kanë vendin në zyrën e prokurorit Aleksandër Lumezi.

“Meqenëse prokurorët merren me këto çështje, ne nuk duhet t’i degradojmë dëshmitë e pretenduara për asnjë përfitim politik, sepse përfitime tjera në këtë rast nuk mund të ketë”.

Avokati ka thënë se fotografi të tilla, qofshin edhe prova, nuk i publikojnë as gjykata e Prokuroria e lëre më persona të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Lugina
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Lajme
Sonte tërmet në Maqedoni

Sonte tërmet në Maqedoni

Lajme
Kalo në kategori