LAJMI I FUNDIT:

Gashi prezanton projektin e patentë-shoferit mobil në konferencën “Security Document World 2018”

Gashi prezanton projektin e patentë-shoferit mobil në konferencën “Security Document World 2018”

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Hermann Sterzinger, ekspert nga kompania gjermane “Veridos’’, prezantuan patentë-shoferin mobil, në konferencën botërore “Security Document World 2018” në Londër.

Nga data 25 deri më 27 qershor mbahet konferenca botërore “Për sigurinë e të dhënave të sigurta të identitetit  të qytetarëve, si dhe zgjidhjet e identitetit, për e-pasaporta, eID kartë,  vizat e identitetit, si dhe të kontrollit kufitar përmes sistemit të eID-ve”.


Ministri Gashi paraqiti projektin e patentë-shoferëve mobil, të implementuar në Kosovë, për identifikimin e qytetarëve përmes telefonave të mençur.

Në këtë konferencë ministri theksoi se Republika e Kosovës ka filluar me një projekt madhor, për një dokument të identifikimit, por jo për një dokument fizik, por për një zgjidhje  mobile, që zëvendëson patentë-shoferin fizik.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në bashkëpunim me kompaninë “Veridos”  nga Gjermania, kanë ofruar një zgjidhje komplementare digjitale, për tu bashkuar me programin  e patentë shoferit fizik.

Ky dokument ofron integritetin e fuqishëm dhe sigurinë e të dhënave në çdo kohë, një ndërlidhje e të dhënave të qytetarit, si dhe lehtë për t’u përdorur, besueshmëri e përkryer për dëshmi – dhe jo falsifikim të identitetit.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë patentë shoferin e vlefshëm mund të shkarkojnë aplikacionin RKSmobileID dhe ta përdorin atë.

Ndryshe, nga data 23 shkurt 2018 Republika e Kosovës për herë të parë në botë ka filluar lëshimin e patentë-shoferëve mobil. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori