LAJMI I FUNDIT:

Gashi në Samitin e Londrës: Terrorizmi dhe ekstremizmi mbeten kërcënimet kryesore të sigurisë

Gashi në Samitin e Londrës: Terrorizmi dhe ekstremizmi mbeten kërcënimet kryesore të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, deklaroi sot në Samitin e Londrës në kuadër të Procesit të Berlinit, se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të mbeten ndër kërcënimet kryesore të sigurisë, duke kërcënuar jo vetëm jetën dhe pronën, por edhe vlerat demokratike dhe mënyrën e jetesës së shoqërisë.

Në këtë samit, ku po marrin pjesë ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor, ministri Gashi ka diskutuar për çështje ndër sektoriale të sigurisë, vuri në dukje përpjekjet që po bën Republika e Kosovës sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj të specializuara do të vazhdojnë të mbeten të përkushtuara për dhënë ndihmesën e tyre të pakursyer për të luftuar deri në fund këtë të keqe të madhe të njerëzimit”, tha ministri Gashi.


Ai tha se shteti i Kosovës ka marrë një sërë masash për luftimin e kësaj dukurie, sidomos të shkuarjes së luftëtarëve për shtetin islamik dhe për këtë është miratuar Ligji mbi ndalimin e pjesëmarrjes së Qytetarëve të Kosovës në konflikte jashtë vendit në vitin 2015.

Po ashtu njoftoi që kanë filluar programet e de-radikalizmit në burgje, ndërsa pritet që shumë shpejtë të themelohet Divizioni për Parandalim dhe Riintegrimin e Personave të Radikalizuar, i cili do të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Brendshme.

Gashi tha se qasja në kohë reale në databaza të ndryshme ndërkombëtare dhe shkëmbimi i drejtpërdrejtë i informatave, janë elementet bazike në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

Në këtë drejtim ai vlerësoi se anëtarësimi në INTERPOL nuk është tashmë nevojë, por domosdoshmëri dhe për aq sa Kosova ka benefit i të qenit pjesë e kësaj familje, po aq përfitime  kanë edhe shtetet tjera dhe INTERPOL-i.

Gashi tha se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet përkushtuar në vazhdimësi në luftën ndaj të gjitha llojeve të krimit të organizuar, duke dhënë kontributin e saj edhe në luftimin e krimit trans-kufitar.

Ndryshe, ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor nënshkruan Deklaratën e Përbashkët “Parimet e Bashkëpunim të Shkëmbimit të informacioneve në fushën e zbatimit të ligjit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori