LAJMI I FUNDIT:

Gashi dhe Tahiri lëshojnë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, fajësojnë LVV-në për bllokim të punës së Komisionit për hetime të rezervave shtetërore

Gashi dhe Tahiri lëshojnë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, fajësojnë LVV-në për bllokim të punës së Komisionit për hetime të rezervave shtetërore

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kanë lëshuar mbledhjen.

Arben Gashi, shefi i GP të LDK-së, tha para mediave se me insistimin e LVV-së po merr fund një prej shtyllave kryesore të demokracisë, e që është mbikëqyrja parlamentare, transmeton Telegrafi.

“Me insistimin e LVV-së, sot merr fund një prej shtyllave kryesore të demokracisë, e që është mbikëqyrja parlamentare. LVV i dha fund kësaj. Nuk ka ndodhë asnjëherë të bllokohet dhe të sabotohet një komision parlamentar, problemi i abuzimit me rezerva shtetërore një ditë do të zbardhet”, u deklarua Gashi para mediave.


Kurse, Besnik Tahiri, shef i GP të AAK-së, tha se ka tendencë që të bllokohet secila punë që e zbardhë të vërtetën.

“Unë dhe Arben Gashi e lëshuam sallën e kryesisë, problemi qëndron se ka tendencë me blloku secilën punë që e zbardh të vërtetën këtë vend. Ka një kërkesë prej deputetit Rashit Qalaj që me shty mandatin për 3 muaj të Komisionit hetimor për rezerva shtetërore, pasi për më shumë së 2 muaj e gjysmë LVV, nuk i ka dërguar anëtaret. Këta janë lavdëruar se po punojnë me duar të pastra, por afera e korrupsionit me rezerva shtetërore është aty, dhe po duan t’i ngufatin hetimet”, theksoi ai.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, të dyja subjektet opozitare u shprehen të gatshme që të shkohet në zgjedhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori