LAJMI I FUNDIT:

Garrett viziton Eco Guerillën

Garrett viziton Eco Guerillën

Sot në zyrat e organizatës Eco Guerilla u zhvillua një takim pune me ambasadorin britanik, Charles Garrett dhe Bekki Field, sekretare e delegacionit britanik në OSBE, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni është njohur nga afër me aktivitetet e Eco Guerilla-s dhe shoqërisë civile, lidhur me shqetësimin e qytetarëve të Tetovës për ndotjen e ambientit dhe problemet jetike me të cilat ky qytet ballafaqohet çdo ditë.

Ambasadori Garrett u njoftua nga afër rreth zhvillimeve të fundit lidhur me mosrespektimin e afatave për vendosjen e filtrave nga kombinati Jugohrom, i cili edhe përskaj obligimeve ligjore, në vazhdimësi ka fituar lejen e punës nga qeveria pa mos respektuar as kushtet minimale për mbrojtjen e ambientit.


Ata poashtu janë informuar lidhur me dyshimet mbi mundësinë që prapa gjithë këtyre shkeljeve ligjore të fshihen afera korruptive. Poashtu është diskutuar rreth paaftësisë së organeve komunale dhe atyre qendrore për të zgjidhur problemin e deponisë së egër në Tetovë.

Ambasada britanike në vazhdimësi mbështet aktivitetet e Eco Guerilla-s për një ambient të pastër jetësor dhe për funksionimin e shtetit ligjor në Maqedoni./Telegrafi/