LAJMI I FUNDIT:

Gara në Podujevë, Hyseni 113 vota më shumë se Bulliqi

Gara në Podujevë, Hyseni 113 vota më shumë se Bulliqi
Foto: Arkiv

Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave në Komunën e Podujevës, ndërsa sipas të dhënave të Komisionit Qendror në këtë komunë ka mbetur pa u numëruar edhe një vendvotim.

Sipas të dhënave të deritanishme, Komuna e Podujevës do të shkojë në balotazh, ku do të përballen kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

Deri tani, kandidati i LDK-së është duke prirë me vota, i cili ka grumbulluar 16 mijë e 451 vota, i ndjekur nga kandidati i LVV-së, i cili ka marrë 16 mijë e 338 vota. Diferenca mes Hysenit dhe Bulliqit është 113 vota.


Kurse, kandidatët tjerë kanë marrë kaq vota:

Floretë Zejnullahu (PDK) 2 mijë e 422 vota;

Besnik Tahiri (AAK) 1 mijë e 479 vota;

Gazmend Islami, 244 vota;

Xhemajl Hasani ( NISMA) 199 vota;

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë kësaj jave të përfundojë numërimin e të gjitha votave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë konferencës për medie tha se shpallja e votave pritet të bëhet pas numërimit edhe të votave me kusht, atyre të ardhura me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta.

“KQZ-ja ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime. Ato janë duke u verifikuar. Pasi të përfundojnë këto procedura, atëherë do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura me postë, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Planifikojmë ta përmbyllim këtë proces gjatë kësaj jave”, tha Elezi para medieve.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori