Gani Gërmia është bërë pjesë e spektaklit të njohur në Shqipëri, Ferma VIP 2.

Pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, gazetari e humoristi ka sfiduar veten në një tjetër reality shou.


Ai u prit mirë nga të gjithë fermerët, teksa shumë prej tyre nuk e kishin njohur më parë.

Foto: Screenshot/TikTok

Në një bisedë me Erandin, konkurrenti nga Kosova i ka rrëfyer për familjen e tij.

I njëjti thotë se ka prindërit dhe janë vetëm dy vëllezër, pasi njëri ka ndërruar jetë.

“I kam prindërit edhe dy vëllezërit, tre kemi qenë, dy kemi mbetur. Ka ndërruar jetë nga një sëmundje të rëndë. Jam 30 vjeçar, ai ka qenë 33 vjeç”, tha ai.

Vlen të ceket se Ferma VIP ka filluar vetëm pak ditë më parë dhe fitues i edicionit të kaluar ka qenë Dionis Biba. /Telegrafi/

@fermavip.vizionplus

Ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë/ Ganiu i rrëfen Erandit për familjen e tij #fermavipalbania2 #vizionplustv #tringtv #ganigermia #erandsojli