LAJMI I FUNDIT:

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Edhe këtë vit, GALERIA Shopping Mall në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare BEREQETI, kanë nisur kampanjën “Dhuro Mirësi për Ramazan, Ndihmo Familjet në Nevojë!”.

Kjo nismë e shenjëzuar për muajin e bekuar të Ramazanit, ka për qëllim mbledhjen e mjeteve për të ndihmuar ata që janë në vështirësi, duke siguruar pako ushqimore për familjet që kanë nevojë më shumë.

Kampanja do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajit të Ramazanit në katin 0 të GALERIA Shopping Mall, ku vizitorët mund të kontribuojnë me mundësitë që kanë.

Çdo kontribut, do të bëjë një ndryshim të madh për ata që janë në kushte të vështira dhe do të sjellë gëzim në shtëpitë e familjeve të ndihmuara.

Kjo është një mundësi unike për të kontribuar në një kauzë fisnike dhe për të bërë një ndryshim të drejtpërdrejtë në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë.

Ne ftojmë të gjithë vizitorët dhe komunitetin të bëhen pjesë e kësaj nisme të bukur dhe të ndihmojnë për të bërë Ramazanin e këtij viti më të lumtur për shumë familje.

Bëhu pjesë e nismës dhe arsyeja e buzëqeshjes së një familjeje!

Kontribuo sado mundësi që ke dhe bëje këtë Ramazan më të bukur për ata që kanë më shumë nevojë!

GALERIA e dëshirave tuaja!