Kur pajisja ishte lajmëruar për T-Mobile, nuk kishte detaje rreth çmimit por tani duket se Galaxy Note II do të shitet me një çmim prej 299 dollarëve në kompaninë telefonike. Detajet rreth çmimit u bën të ditura nga Walmart dhe u morën nga TMO News.

Po supozojmë se ky çmim vlen për nënshkrim të kontratës dy-vjeçare me kompaninë, edhepse ende nuk ka konfirmim për mënyrën e shitjes së pajisjes nga kompania.


Galaxy Note II posedon ekran 5.5 inç, HD Super AMOLED me rezolucion prej 1280x720 piksel, procesor quad core 1.6GHz dhe versionin më të fundit të sistemit operativ nga Google, Android Jelly Bean.

Produkti gjithashtu është i pajisur me stilolapsin nga Samsung, S-Pen stylus. /Telegrafi/