LAJMI I FUNDIT:

Gabimi shumë i shtrenjtë

Gabimi shumë i shtrenjtë

LaFerrari i kuq është përplasur me një VW Golf të tipave më të vjetër në Monaco, para klubit Monte Carlo. Goditja ishte e mjaftueshme që të aktivizohen jastëkët mbrojtës.

Kjo është e hera e parë që një veturë shumë e shtrenjtë e Ferrarit, që kushton 1.69 milionë dollarë, të dëmtohet gjatë vozitjes. Mund ta parashikoni sa kushton tash rregullimi i tij, transmeton Telegrafi.


Fatmirësisht, gjatë aksidentit askush nuk është lënduar dhe tash për tash nuk dihet fajtori.

Natyrisht, dëmet e Golfit janë shumë më të vogla. Ndërsa, dihet se Ferrari është konstruktuar ashtu që karroceria të shpërndahet gjatë goditjes në mënyrë që të shpërndahet edhe energjia e goditjes. /Telegrafi/