LAJMI I FUNDIT:

Gabimet e stilit të cilat bëjnë të dukeni më e vjetër dhe më me peshë

Gabimet e stilit të cilat bëjnë të dukeni më e vjetër dhe më me peshë

Mënyra se si visheni ndikon shumë në mënyrën se si dukeni dhe patjetër që duhet të dini se cili stil i përshtatet më së miri moshës dhe peshës tuaj të trupit

Nëse veç e vishni një fustan të gjatësisë së gabuar apo nëse e keni të përshtatshme ngjyrën e flokëve, padyshim që mund të dukeni më e vjetër dhe më me peshë, transmeton Telegrafi.


Të gjithë njerëzit bëjnë gabime, prandaj është e rëndësishme t’i identifikoni ato gabime dhe t’i përmirësoni sa më shpejt që është e mundur.

Mos u vishni e gjitha me të zeza

Të gjithë e dimë se ngjyra e zezë është elegante, mirëpo varësisht nga mosha ngjyra e zezë i ka efektet e veta anësore.

Përderisa plakemi, lëkura zbardhet më shumë dhe flokët fillojnë të marrin ngjyrë të hirtë, prandaj veshja e rrobave të zeza kur lëkura është e verdhë, e krijon një kontrast të fortë i cili tërheq vëmendje tek të metat tuaja, rrudhat dhe shenjat tjera.

Ky rregull vlen edhe për ngjyrën e flokëve!

Mos u “fshihni” prapa rrobave të mëdha

Asnjëherë nuk duhet të provoni të fshiheni prapa rrobave të madhësisë më të madhe, pasi që vetëm bëjnë të dukeni më e madhe.

Mund të mendoni se jeni duke i fshehur kilet e tepërta, mirëpo e keni krejtësisht gabim. Blerja e rrobave të madhësisë së duhur duhet të jetë rregulli primar që duhet t’i përmbaheni kur bëni blerje. Vetëm gjejeni stilin i cili i përshtatet figurës suaj dhe nuk do të keni më probleme.

Lloji i gabuar i syzeve

Nëse mbani syze, duhet të keni shumë kujdes kur zgjidhni madhësinë dhe llojin e tyre, pasi që duhet gjithmonë t’ia përshtatni formës së fytyrës.

Mos i blini syzet vetëm sepse janë më të lirat, por shikoni në revista të ndryshme se cilat janë më në stil dhe cila formë i përshtatet fytyrës. /Telegrafi/