LAJMI I FUNDIT:

Gabimet e kujdesit ndaj fëmijëve që çdo prind i ka bërë të paktën një herë në jetë

Gabimet e kujdesit ndaj fëmijëve që çdo prind i ka bërë të paktën një herë në jetë

Prindërit përpiqen t’u japin fëmijëve të tyre botën, por ndonjëherë edhe ata bëjnë gabime që mund të ndikojnë tek ata për tërë jetën.

Në fakt, ekzistojnë një seri gabimesh të zakonshme që prindërit kanë tendencë të bëjnë kur janë duke rritur fëmijën e tyre, transmeton Telegrafi.

Bright Side ka mbledhur këto gabime që duhet t’i shmangin të gjithë prindërit.

Kontrollimi i temperaturës së fëmijës me dorën e tyre

Trupi i një fëmije ka tendencë të jetë më i ngrohtë. Në fakt, temperatura e tyre normale e trupit mund të shkojë nga 36 në 37.9°C. Çdo teperaturë më lartë konsiderohet ftohje. Është e pamundur për të zbuluar një ndryshim kaq të vogël me dorë dhe gjithmonë rekomandohet të përdorni një termometër.

Heqja e biberonit

Nga frika se foshnjat e tyre do të bien pre e infeksioneve dhe problemeve të dhëmbëve, shumë prindër i heqin shumë shpejt qetësuesit e tyre. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, koha e duhur për të ndarë bebet nga lodra e tyre e vogël është rreth 6 muaj, jo më herët se kaq.

Përdorimi i teknologjisë për t’i mbajtur ata të zënë

Shumica e prindërve përdorin telefona celularë dhe TV për të argëtuar fëmijët e tyre, por kjo, në të vërtetë, është e keqe për shëndetin e tyre. Sipas një studimi, rrezatimi në këto pajisje ndikon drejtpërdrejt në trurin e fëmijëve dhe rrit rrezikun që ata të shfaqin tumore.

Mbulimi i këmbëve kur kanë ftohje

“Djersitja jasht” është një mit i madh dhe nuk ka asnjë provë se funksionon në të vërtetë. Duke e mbuluar fëmijën tuaj kur të ketë temperaturë, ju vetëm do ta ngrohni atë më shumë.

/Telegrafi/