Motra e Neymarit, Rafaella Beckran, ka konfirmuar se është në lidhje me sulmuesin e Interit, Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa.

Ajo ishte fotografuar në Londër së bashku me futbollistin brazilian, prej ku nisën edhe spekulimet për lidhjen e tyre.


gabigol (Instagram)

Mirëpo, tash dy të dashuruarit kanë vendosur që të publikojnë një fotografi të përbashkët duke u puthur në një ballkon.

Fotografia është bërë në Barcelonë të Spanjës, ndërsa ka marrë mbi 161 mijë pëlqime në profilin e futbollistit në Instagram dhe mbi 202 mijë në profilin e bukuroshes.

Është interesante se Rafaella ka më shumë ndjekës se Gabigol në Instagram. Motra e Neymar numëron tre milionë ndjekës, kurse sulmuesi Interit vetëm 1.2 milion.

rafneu (Instagram)

Një detaj tjetër interesant për Rafaellan është se e ka ndërruar emrin nga Da Silva Santos në Beckran, duke qenë se është një fanse e madhe e David Beckham.

Ndërkaq, në të kaluarën, ajo ka qenë në lidhje me futbollistin brazilian të Santosit, Lucas Lima. /Telegrafi/

raf6

raf5

raf4

raf3

raf2

raf1