LAJMI I FUNDIT:

Fytyrë të butë, të shëndetshme dhe të pastër vetëm me këta dy përbërës

Fytyrë të butë, të shëndetshme dhe të pastër vetëm me këta dy përbërës

Trajtimi i duhur i fytyrës është thelbësor për një lëkurë të ndritshme

Gjëja më e rëndësishme që duhet ta bëni për një fytyrë të bukur, është ta pastroni të paktën dy herë në ditë. Veç kësaj, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe kremave të ndryshëm të cilët i përdorni në fytyrë.

Më poshtë, është një recetë e shkëlqyeshme për trajtimin e lëkurës së fytyrës, dhe të gjithë përbërësit janë natyral.

Soda e bukës

Soda e bukës është ndër përbërësit më të përdorshëm në kuzhinë dhe përdoret për përgatitjen e shumë ilaçeve natyrale, si për zbardhjen e dhëmbëve, heqjen e erës së keqe, balancimin e niveleve pH të lëkurës etj., transmeton Telegrafi.

Vaji i kokosit

Është agjent i mahnitshëm antibakterial dhe ka veti shëruese që e ushqejnë lëkurën dhe e trajtojnë edhe lëkurën më problematike.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve e bën fytyrën më të butë, më të shëndetshme dhe më të pastër.

Në videot e mëposhtme mund të mësoni se si ta përgatitni një pastrues të fytyrës në shtëpinë tuaj dhe si ta trajtoni lëkurën e fytyrës siç duhet.

/Telegrafi/