LAJMI I FUNDIT:

Futet në kopshtin zoologjik, e shqyejnë luanët (Video +18)

Futet në kopshtin zoologjik, e shqyejnë luanët (Video +18)

Vizitorët e një kopshti zoologjik në Santiago të Kilit janë shokuar të shtunën, teksa panë me sytë e tyre një të ri që shqyhej nga dy luanë.

20-vjeçari për arsye ende të panjohura, ishte zhveshur lakuriq dhe më pas ishte futur brenda kafazit duke iu vetëofruar si ushqim luanëve.

Menjëherë dy luanët u vërsulën mbi të duke e shqyer. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e rojave të sigurisë, të cilët janë detyruar të vrasin dy luanët, një femër dhe një mashkull për të shpëtuar të riun.


I riu është dërguar në spital për trajtim në gjendje të rëndë për jetën. Mediat lokale raportojnë se parku ishte i mbushur me vizitorë në momentin e incidentit.

Drejtorja e kopshtit zoologjik tha se ishte “thellësisht e prekur” nga vrasja e dy luanëve, por prioritet ishte shpëtimi i jetës së të riut.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se kishin dëgjuar të riun të artikulonte thirrje fetare dhe të përmendte emrin e Jezusit.

Sipas tyre, gjithçka ndodhi aty dukej sikur 20-vjeçari kishte tentuar të vetëvritej.

Ed he autoritetet policore kanë konfirmuar gjetjen e një shënimi vetëvrasje në rrobat e tij.

Sakaq informacionet e fundit mbi gjendjen shëndetësore të të riut mbrëmjen e së shtunës janë optimiste se ai mund të mbijetojë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori