Ai quhet Faiq Bolkiah. I lindur në Los Angeles, por i edukuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Si futbolist e ka filluar në akademitë më të njohura në Angli si ato të Southampton, Arsenal dhe Chelsea.


Kontratën profesionale të parë e nënshkroi me Leicester Cityn, kur ishte 18 vjeç, për tre vite, ndërsa klubi i tij pas tre muajsh u shpall kampion me këtë klub.

medium 96148c5ade78a92805c2235cba134133 Tani pjesë e Leicester Cityt

Por futbollist nga Brunei ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në futbollin profesionist.

Sa i përket pasurisë së tij, ai pasurinë që e posedon nuk e ka fituar nga futbolli.

Faiq Bolkiah është anëtar i familjes mbretëror të Bruneit.

your gilded chariot awaits brunei sultan celebrates 50 years in power Sulltan Hassanal Bolkiah, gjyshi i tij

Ai është djali i, Jefrit, princit të Bruneit, ndërsa nipi i sulltanit Hassanal Bolkiah, që është mbret i këtij vendi.

Babi i tij njihet për jetën e çmendur, ndërsa ka pasur tri gra deri më tani.  Ai ka harxhuar 50 milionë dollar për një muja, ndërsa deri më tani flitet se harxhimet e tij kanë qenë më shumë se 1 miliard.

bolkiah Babai i tij që është princ i Bruneit

Jefri ka 2,300 makina luksoze, jaht të jashtëzakonshëm, tetë aeroplanë, dhe helikopter.

Për ditëlindjen e tij ai e kishte paguar Michael Jackson që të këndojë një mbrëmje rreth 17 milionë dollar.

Djali krejt ndryshe, futbollist që këkon shpërthimin

Faiq është krejt ndryshe nga babai i tij dhe për dallim nga ai që ka bërë një jetë të shthurur, djaloshi ka vendosur të jetë sportist.

Ai ka stërvitur me klube si Arsenal dhe Chelsea, ndërsa ka luajtur së bashku me disa nga yjet e Ligës Premier.

Pasuria e familjes së tij llogaritet mbi 20 miliardë euro.

14547634 356776727992908 1029478127270625280 n Kapiten i Kombëtares së tij

"Të jesh pjesë e disa prej klubeve më të mëdha në botë më janë hapur sytë. Duhet të punosh shuam që ta kesh një rast për tu bërë futbollist”, ka thënë Faiq Bolkiah .

Ai ka debutuar me kombëtaren e vendit të tij si 18 vjeç, ndërsa sezonin e shkuar ka luajtur në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Leicester nuk e mori asnjë pikë në grup me Kopenhagen, Brugge dhe Porto.

CzFJfXwWIAA0uVI e1515170166631 Ndeshje në Ligën e Kampionëve për të rinj

Ai luan si anësor ose sulmues dhe këtë sezon pret mundësinë që të luajë më ekipi e parë.

Për shembull në futboll e ka Jamie Vardyn, pasi ai deri para disa vitesh punonte në një fabrikë.

292C0B1C00000578 3102484 image a 40 1432904356209 Stërvitje me kombëtaren

Por fati i Faiq është krejt i kundërt me atë të sulmuesit anglez.

Ai është futbollisti më i pasur në botë, por ka vendosur që jetesën e tij ta nxjerrë vet përmes futbollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app