Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka rikthyer formën e tij më të mirë në muajin e fundit.

Ish-anëtari i PSG-së, ka udhëhequr Manchester Unitedin në katër fitore dhe një barazim gjatë muajit dhjetor.


Në këto ndeshje, Ibrahimovic ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim.

E asistimi i suedezit ishte për golin e muajit dhjetor që u shënua nga Henrikh Mkhitaryan.

Mesfushori armen shënoi një gol të mrekullueshëm në fitoren e Unitedit 3-1 përballë Sunderland. /Telegrafi/

Ibrahimovic

telegrafi sport app