LAJMI I FUNDIT:

Futbolli anglez nën hijen e drogës, 13 futbollistë rezultojnë pozitivë në testet antidrogë

Futbolli anglez nën hijen e drogës, 13 futbollistë rezultojnë pozitivë në testet antidrogë
4 February 2017 - Premier League - West Bromwich Albion v Stoke City - Saido Berahino of Stoke City - Photo: Paul Roberts / Offside

Futbolli anglez është vënë nën hijen e drogës. Në katër vitet e fundit, 13 futbollistë kanë rezultuar pozitivë në 13 teste antidrogë të kryera, lajm që është publikuar nga tabloidi britanik “Daily Mail”, që mori shkas nga rasti i fundit i zbuluar, ai i Saido Berahinos së Stoke City.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, këto raste janë spikatur për periudhën 2012-2016, me futbollistët që kanë rezultuar se kanë përdorur substanca të tilla si kokaina apo ekstazi.

Për momentin, emrat e futbollistëve që kanë përdorur këto lloj drogash nuk dihen, pasi Federata Angleze preferon të tregohet e rezervuar në këtë pikë, me synimin që të ndihmojë këta lojtarë në rehabilitimin e tyre, transmeton Kosovapress.


Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)
Lexo po ashtu Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)

Rezultatet e zbuluara i referohen ditëve kur lojtarët e përfshirë nuk kanë pasur ndeshje. Të dhënat flasin se në sezonin 2015/2016 kanë rezultuar 3 futbollistë pozitivë në testet antidroge, 6 në sezonin 2014/2015, 3 në 2013/2014 dhe 1 në 2012/2013.

Vlen të theksohet se Federata Angleze është i vetmi institucion futbolli që kryen kontrolle të tilla ndaj futbollistëve dhe mendohet se deri në vitin 2018 ajo do të arrijë në realizimin e 5000 testeve në sezon.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori