Fustani ishte gati, i bërë pas trupit të saj, i menduar për të, i skicuar për ta bërë të shkëlqejë gjate ceremonisë së çmimeve Oscar.

Por, Meryl Streep e refuzoi dhe në tapetin e kuq, do të paraqitet me veshjen e një shtëpie tjetër të modës.


3DB9A53F00000578 0 image m 6 1488160385134

Nga këtu nisi e u përshkallëzua sherri mes aktores se famshme dhe stilistit të përhershëm të “Chanel”, Karl Lagerfeld. Ai akuzon nga faqet e një reviste të modës, ajo i përgjigjet nga një revistë tjetër.

“Është aktore gjeniale, por edhe dorështrënguar, apo jo”, ka qenë komenti i stilistit legjendar që rrëfen sesi Streep është tërhequr në momentin e fundit nga fustani i krijuar prej tij sepse për ta mbajtur veshur në mbrëmjen gala, ylli i holluvidit, siç pretendon ai, ka kërkuar një çek.

3DB9A22E00000578 0 image a 4 1488160352884

Nuk ka publicitet falas pra për asnjë atelier, por politika e “Chanel” e ndalon t`iu ofrohen para aktorëve apo modeleve për t’i bindur të paraqiten me veshjet e saj, transmeton TCh.

“Pasi i dhuruam një fustan 100.000 eurosh, morëm vesh që duhet edhe ta paguanim për ta mbajtur në trup. Ne japim fustane, ne krijojmë fustane, por ne nuk paguajmë për fustanet, është shprehur i indinjuar Lagerfeld Women’s Wear Daily. Një artiste e madhe”, vazhdon ai, “por pa klas”.

3DB9C83200000578 4262766 image a 2 1488160891690

Fituesja e çmimit Oscar nuk vonoj të përgjigjej. “I madhi Karl Lagerfeld më ka përbaltur mua, stilistin tim, dhe atelierin e shkëlqyer që zgjodha. Ai gënjeu në nominimin tim të 20-të rekord dhe kjo bëhet për të më eklipsuar në sytë e medias, të kolegeve të mi dhe të publikut. Çfarë shkruan revista janë të pavërteta”, deklaroi aktorja.

3DB9CB0200000578 4262766 image a 4 1488160908914

3DB9AD2700000578 4262766 image m 8 1488161035050

3DB9B65000000578 4262766 image m 5 1488160974701

3DB99BCA00000578 0 image a 3 1488160348890

3DB983C900000578 0 image m 5 1488160362104