LAJMI I FUNDIT:

Fustani-këmishë që do ta dominojë skenën e modës

Fustani-këmishë që do ta dominojë skenën e modës
Foto: Profimedia

Këtë model duhet patjetër ta ketë secila damë me stil

U rri mirë çdo femre të të gjitha gjeneratave, mirëpo mund të vishet edhe në raste të shumta, transmeton Telegrafi.

Shkëlqyeshëm do të duket në kombinim me atlete, por edhe me këpucë me taka të larta.

Fjala është për fustanet-këmishë, model i cili në pranverë do të jetë trend kryesor, kur është fjala për fustanet.

Modelja Chrissy Teigen ka demonstruar se si ky model vishet pa gabuar fare.

Mund ta vishni, sikur ajo, në mënyrë pak më të rehatshme apo mund t’i shtoni një rrip dhe kështu të theksoni belin dhe gjithë kombinimin do ta bëni pak më elegant dhe më efektiv.

Jemi të sigurt që do të bëhet zgjedhja juaj e preferuar në të cilën do të ndiheni rehat. /Telegrafi/