LAJMI I FUNDIT:

Fury dhe Usyk sy më sy, anglezi e ofendon rëndë ukrainasin – meçi i madh mes tyre tashmë duket afër

Fury dhe Usyk sy më sy, anglezi e ofendon rëndë ukrainasin – meçi i madh mes tyre tashmë duket afër

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk dolën ballë për ballë përpara një lufte të mundshme për titullin e peshave të rënda vitin e ardhshëm.

Momente pasi Fury kishte mposhtur Derek Chisoran në luftën e tyre trilogjike, ai i bëri thirrje Usyk, i cili ishte ulur afër ringur në stadiumin e Tottenham Hotspur, që t’i bashkohej mes litarëve.

Usyk u detyrua të ngrihej, duke u ngjitur afër litarëve përpara se të përballej me një breshëri fyerjesh nga anglezi, por ukrainasi qëndroi gjakftohtë dhe nuk reagoi.


Fury tani pritet të ndeshet me Usyk në shkurt ose mars me Arabinë Saudite.

Ukrainasi fitoi tre titujt botërorë në Londër, kur rrëzoi nga froni Anthony Joshuan – dhe më pas përsëriti fitoren edhe në revanshin e tyre në Arabinë Saudite pothuajse një vit më vonë.

Një përplasje dhjetori midis Fury dhe Usyk u diskutua për tu zhvilluar në Arabinë Saudite, një natë përpara finales së Kupës së Botës.

Por Usyk kërkoi më shumë kohë për t’u rikuperuar nga fitorja e tij ndaj Joshuas, duke e shtyrë përballjen për katër rripa në vitin tjetër.

Ose Fury ose Usyk do të kurorëzohen kampioni i parë i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda që nga Lennox Lewis në vitin 1999. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori