Në një kohë kur koha është më e çmuar se kurrë, një iniciativë supozohet se ka sjellë “zgjidhjen e duhur”.

Bëhet fjalë për një zgjidhje për të gjithë ata që nuk kanë mundësi apo dëshirë të shpenzojnë orë të tëra nëpër servise mekanike.


Kështu, një furgon i pajisur me shumë mjete të nevojshme, tashmë ofron shërbime mekanike, përkatësisht ndërrimin e gomave, direkt "në adresën tuaj".

Ky koncept pritet madje të kthehet në një alternativë praktike, të besueshme dhe të shpejtë për mirëmbajtjen e automjeteve. /Telegrafi/