LAJMI I FUNDIT:

Funeralet në Vjenë, ceremonitë ofrohen online

Funeralet në Vjenë, ceremonitë ofrohen online

Zyrat e funeraleve në Vjenë ofrojnë tani transmetimin online të ceremonive pasi qeveria ka vendosur të kufizojë tubimet e njerëzve dhe udhëtimet në përpjekje për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

Që nga e premtja e kaluar, kompania private Himmelblau, është bërë e para që ofron një transmetim live të shërbimeve të saj, pa pagesë. Funerali i parë i transmetuar online, u regjistrua të hënën. Kompania, ka kryer deri më tani, gjashtë ceremoni të tilla gjithsej. Dhe janë të shumtë, klientët që interesohen për mundësinë e ndjekjes së ceremonisë së lamtumirës së një personi të dashur të tyre, online.

Eventi live transmetohet përmes platformës Zoom dhe është i siguruar me një password. Videoja i jepet klientëve që mund ta transferojnë më pas tek të afërm të tjerë që nuk munden të ndjekin sesionin live. Në varrezë apo krematorium, punonjësit përdorin një telefon celular dhe një tripod, për të regjistruar gjithçka.


Himmelblau është një zyrë funerale me qendër në Vienë, dhe është një prej më të mëdhave në vend. Ajo është themeluar rreth tetë vite më parë dhe kryen 2 mijë funerale çdo vit. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Kalo në kategori