FSSHRMV: Pavarësisht sulmit kibernetik, të gjitha të dhënat janë të sigurta
Dy javë pas sulmit kibernetik të Fondit Shëndetësor, drejtoresha e këtij institucioni foli para mediave, por nuk dha asnjë sqarim për sulmin si dhe për atë nëse hakerët kanë kërkuar shuma milionëshe nga Fondi për të rikthyer në funksion sistemin e këtij institucioni. Atë që ajo e konfirmoi ishte se të dhënat e qytetarëve janë të sigurta dhe të njëjtat nuk janë marrë.
“Sipas të gjitha analizave të IT ekspertëve, nuk ka rrjedhje të të dhënave të qytetarëve. Qytetarët të jenë të sigurt, se të dhënat e tyre janë të sigurta, janë spekulime se të dhënat e tyre nuk janë të sigurta. Për momentin po rrjedh hetimi I Prokurorisë dhe kur i njëjti të përfundojë atëherë do të mund të shpërndajmë më shumë detaje. Nga ana e Fondit është ndërmarrë gjithçka që mund të ndërmerret që të mbrohemi nga sulme të reja të mundshme. Më vonë pasi të stabilizohet ky sistem ne do duhet të bëjmë migrimin e të dhënave në system Cloud i cili do të sigurojë lokalizim primar dhe sekundar. Janë siguruar antiviruse”, deklaroi Magdale Filiposka Grashkoska, Drejtoreshë e Fondit Shëndetësor.
E pyetur nëse ndjen përgjegjësi morale dhe nëse dikush do të jep dorëheqje për këtë, ajo tha se pret raportin e Prokurorisë që të zbardhen arsyet përse ndodhi ky incident.
“Hetimi do ta tregojë pikërisht këtë gjë, se kush është fajtori I gjithë kësaj”, u shpreh Magdale Filiposka Grashkoska, Drejtoreshë e Fondit Shëndetësor.
Në konferencën e sotme, nuk ishte drejtori shqiptar nga radhët e BDI-së e as ekspertë të IT-së të cilët do të duhej të jepnin sqarime më të detajuara mbi situatën e krijuar në Fond./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City