LAJMI I FUNDIT:

FSK dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit

FSK dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit

Në Ministrinë për FSK-së sot filloi aksioni tradicional humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton “një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

“ Aksionit, si gjithherë, edhe sot  i janë  përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Vetëm në dy orët e para numri i dhuruesve kishte arritur në 24,  numër ky që parashihet të rritet,  bazuar në radhët e pjesëtarëve që prisnin për t’i kaluar procedurat normale të ofruara nga ekipet mjekësore”, thuhet në njoftimin  për media të FSK-së.

Si të gjitha aksionet për dhurimin  e gjakut, edhe  ky i sotmi është organizuar në bashkërendim të plotë të Departamentit të Mjekësisë dhe Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të MFSK-së me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.


Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, i filluar sot në Ministri, sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më 11 shtator. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori