Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron nënshkruan marrëveshjen e sponsorizimit për periudhën 2022-2027, që rinovon mbështetjen e këtij sponsori teknik për Kombëtaren shqiptare të futbollit që prej vitit 2016.
Kompania Macron ka sjellë për herë të parë në historinë e kuqezinjve fanellat e personalizuara, me të cilat Kombëtarja shqiptare u prezantua në finalet e Kampionatit Europian “France 2016”.
Nga kjo marrëveshje e rinovuar, FSHF-ja do të përfitojë 4 milionë euro për 6 vitet e ardhshme, si edhe me kontratën e re, Macron do të mbështesë me uniforma falas të gjithë individët që luajnë futboll në Shqipëri, përmes projektit “Uniforma ime”.
Në një ceremoni të zhvilluar këtë të enjte në ambientet e stadiumit “Air Albania” ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, CEO i kompanisë “Macron”, z. Gianluca Pavanello si dhe tre futbollistët e Kombëtares, Myrto Uzuni, Bekim Balaj dhe Enea Mihaj.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij, pasi firmosi rinovimin e marrëveshjes me CEO-n e Macron-it, shprehu kënaqësinë e tij për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi me kompanine “Macron”. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se kjo kompani i ka sjellë jo vetëm fat FSHF-së, por ka mbështetur edhe me veshje dhe financiarisht institucionin e futbollit shqiptar, teksa do të vazhdojë ta mbështesë edhe në 6 vitet e ardhshme. Në fund, Presidenti Duka bëri një thirrje edhe për të gjithë tifozët e Kombëtares që ta mbështesin skuadrën në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”.
“Dua të falënderoj sot për pjesëmarrjen në këtë event të event të rëndësishëm për futbollin shqiptar, administratorin e përgjithshëm të kompanisë prestigjioze “Macron” zotin Gianluca Pavanello, i cili ka ardhur personalisht sot për konsolidimin e kësaj marrëdhënie me futbollin shqiptar. Historia e marrëdhënies tonë me këtë kompani ka filluar në 2015 dhe ka qenë një histori suksesi, pasi me “Macron” kemi bërë vërtetë histori. Kemi marrë pjesë në “EURO 2016”, kemi pasur rezultate pozitive. Na ka sjellë fat dhe na ka mbështetur, jo vetëm me veshjet e çunave që kemi sot këtu në panel dhe shokëve e paraardhësve të tyre, ekipin kombëtar dhe të gjitha ekipet tona kombëtare. Përveç mbështetjes me uniforma falas, ka mbështetur edhe financiarisht FSHF-në. Është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm. Për herë të parë me Macron kemi bërë edhe uniforma të personalizuara, siç ju i keni ndjekur dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë për çdo edicion. Kualiteti ka qenë i kënaqshëm dhe i pranueshëm dhe tashmë me kontratën e re do t’i shtohet edhe projekti “Uniforma ime” që konsiston në dhënien falas të uniformave për çdo individ që luan futboll në Shqipëri, një projekt i deklaruar nga FSHF-ja. Përfitimi i Federatës Shqiptare të Futbollit nga kjo marrëdhënie për kontratat që do të firmosen sot është 4 milionë euro, një shifër goxha e konsiderushme, për një Federatë modeste, por që tenton të rritet nga dita në ditë. Edhe njëherë do t’ju falënderoja për pjesëmarrjen, do të falënderoja administratorin e përgjithshëm të kompanisë dhe të gjithë kompaninë për mbështetjen dhe i premtoj në emër të të gjithë futbollit shqiptar që edhe ne do ta nderojmë këtë brand të rëndësishëmn dhe do të jemi një shtytës për ta çuar akoma më lart. Macron ka bërë hapa të mëdha në tregun e tekstilit dhe veshjeve në Shqipëri dhe sot renditet nga kompanitë më të rëndësishme botërore për veshjet stërvitore. Faleminderit të gjithëve që jeni këtu dhe përfitoj nga rasti që nesër në një stadium të mbushur plot me spektatorë të kemi një rezultat pozitiv kundër Izraelit. Një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit, një rezultat pozitiv nesër i hap shumë perspektiva pozitive ekipit tonë kombëtar dhe futbollit në përgjithësi. I bëj thirrje të gjithëve që të vijnë ta përshëndesin ekipin në stadium dhe çunave që t’i kënaqin ata që do të vijnë në stadium me një lojë të bukur, por kryesisht me një rezultat pozitiv” – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.
Edhe CEO-i i kompanisë “Macron”, z. Gianluca Pavanello u shpreh i lumtur për zgjatjen e kontratës mes FSHF-së dhe Macron-it duke vlerësuar institucionin e futbollit shqiptar si mjaft ambiciozë si dhe për arritjet e deritanishme. “Është kënaqësi e madhe që jam këtu sot, me Presidentin përballë jush dhe për t’ju treguar një histori që neve na ka bërë krenarë. Shqipëria është një vend në rritje, Federata është një organizatë në rritje intensive dhe një nga provat për ne është edhe ky stadium ku gjendemi sot. Për ne kjo është një arsye shtesë për të qenë shumë krenarë për këtë marrëdhënie, që po rinovjmë me një organizatë që është kaq ambicioze, që po bën mirë dhe që ka objektiva të rëndësishëm për të arritur dhe që ne do jemi pjesë e saj. Macron është edhe partner zyrtar i UEFA-s për veshjet e arbitrave në kompeticione të ndryshme, siç ishte edhe Conference League, finalja e së cilës u luajt këtu në Tiranë, ku arbitrat ishin të veshur me Macron” – tha në fjalën e tij CEO i kompanisë “Macron”.
https://www.youtube.com/watch?v=V2XXyDHRyz0&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës