FSHF konfirmon mungesën e Ylber Ramadanit për ndeshjet e shtatorit

318:"HAMBURG, GERMANY - JUNE 19: Ylber Ramadani of Albania reacts after Qazim Laci of Albania (not pictured) scores his team's first goal during the UEFA EURO 2024 group stage match between Croatia and Albania at Volksparkstadion on June 19, 2024 in Hamburg, Germany. (Photo by Stuart Franklin - UEFA/UEFA via Getty Images) 21:"UEFA via Getty Images
Kombëtarja e Shqipërisë do të nis të hënën grumbullimin e muajit shtator.
Kuqezinjtë do të takohen në miqësore ndaj Gjibraltarit dhe në kualifikuese ndaj Letonisë.
E për këtë takim do të mungoj mesfushori Ylber Ramadani.
"Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë".
"Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares", ka njoftuar FSHF. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































