LAJMI I FUNDIT:

Fshati Rashiq në përkrahje të Ali Berishës dhe Ramush Haradinajt

Fshati Rashiq në përkrahje të Ali Berishës dhe Ramush Haradinajt

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i degës së AAK-së në Pejë Ali Berisha që garon me numrin 13 në listën e AAK-së ka bërë të ditur se ka marr përkrahje nga fshati Rashiq për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe për kandidimin e tij për deputet.

“Rashiqi iu përgjigj pushkës parë të Ramush Haradinajt dhe tani po i përgjigjet qëllimit madhorë për të parin e shtetit dhe rezistencën finale ndaj Serbisë deri në njohjen e shtetit tonë ose bashkimin kombëtar, ka shkruar Ali Berisha.


Ali Berisha në disa mandate ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së ndërsa për një mandat ishte zv/ministër i parë i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në vitet 2008-2013 ish kryetar i komunës së Pejës.