Për rolin e saj të ri, Demi Moore ka pranuar me kënaqësi një ndryshim të vogël, por që ka bërë bujë të madhe - një frizurë që e bën të duket më e re se kurrë dhe që, sipas stilistëve, do të jetë trendi më i madh i vjeshtës

Aktorja e mrekullueshme, që luan në filmin e shkurtër “The Tiger”, ka mahnitur publikun me pamjen e saj të re, duke dëshmuar edhe njëherë se me kalimin e viteve bëhet vetëm më elegante. Për të mishëruar rolin e Barbara Gucci në këtë projekt, ajo ka pranuar një stil të ri flokësh, të ashtuquajturat “Gucci bangs”, një variant modern i flokëve me balluke në formë perdeje, që tashmë po pushton botën e modës.


Prej dekadash, Demi është e njohur për flokët e gjatë, të lëmuar dhe të ndritshëm, zakonisht të lëshuar lirshëm, një pamje që është bërë sinonim i saj. Por ky detaj i ri, balluket “Gucci”, i japin fytyrës së saj një butësi të re dhe përputhen në mënyrë të përsosur me strukturën e flokëve të saj, transmeton Telegrafi.

Frizurën e re ajo e ka ndarë edhe në rrjetet sociale, ku “Gucci bangs” janë bërë menjëherë temë diskutimi. Të krijuara posaçërisht për filmin, ato përfaqësojnë një ndërthurje mes nostalgjisë dhe luksit modern, një kombinim i lehtësisë, elegancës dhe joshjes.

Këto balluke mund të stilohen në shumë mënyra, të rregullta dhe të disiplinuara, ose të lëna të bien natyrshëm si “perde” plot volum. Në një moment japin përshtypjen e rreptësisë dhe klasit, e në tjetrin, ndjesinë e butësisë dhe sharmit të natyrshëm.


Edhe pse në Javën e Modës në Milano aktorja nuk i kishte balluket e reja, pamja e saj ishte spektakolare. Dhe meqë balluket kurrë nuk kanë dalë plotësisht nga moda, nëse po kërkoni një ndryshim të vogël për këtë vjeshtë, “Gucci bangs” janë padyshim një zgjedhje e sigurt dhe elegante.

- YouTube www.youtube.com

/Telegrafi/